Franca është përballur në miqësoren kundër Uellsit si përgatitje përpara Europianit. Djemtë e Deshamp kanë arritur të fitojnë në shifrat 3-0. Ndeshja ishte më e lehtë për ta pasi në minutën e 26 Ëilliam do të ndëshkohej me karton të kuq pasi largoi golin e sigurt duke e kapur topin me dorë.
Benzema do të gabonte nga pika e bardhë dhe Mbape mendoji që sulmuesi të provonte edhe një tjetër 11-metërsh. Duke mësuar nga huqet e shokut të skuadrës te PSG, Nejmar, lojtari francez do të stimulonte në mënyrë të shëmtuar pas përplasjes me Rodon. Kjo e ka acaruar së tepërmi komentatorin e “ESPN” që nuk kërkon të shoh skena të tilla në miqësore.
“Oh, çohu, çohu! Ai ka një zakon të keq dhe ju të gjithë e njihni, shiheni. Shikoni pak Zotin e pafajshëm Kilian Mbape. Shikojeni këtë, shikoni sesi mashtron. Mashtron absolutisht. Një lojtar me talentin e tij duke u hedhur në atë mënyrë. Arbitri ishte në vend dhe duhej t’i jepte kartonin e verdhë. Duhet ta ndëshkosh për marrëzi të tilla”, ka thënë komentatori i Espn. /Sport Ekspres/