Vllaznia e ka të mësuar thuajse presidentin e ri të klubit. Bëhet fjalë për Alban Xhaferin që i bind të gjithë në Shkodër. Me afrimin e këtij sponsori te Vllaznia është shndërruar tërësisht skuadra. Të jetë rastësi vallë? Ka pak shanse!
Më herët kjo skuadër po lëngonte në vendet e fundit të kampionatit, ndërsa në këtë sezon arriti që të shpallej fituese e Kupës së Shqipërisë dhe e humbi titullin kampion vetëm për çështje golash. Në një situatë të tillë dhe me stafin drejtues që është vendosur nga Xhaferi ka qetësi për të gjithë.
Trajneri dhe drejtori sportiv kanë garancinë e vazhdimit të punës edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa nga krahu tjetër nuk ka asnjë pakënaqësi te tifozët që e kanë të dashur figurën e Albanit si presidenti i Vllaznisë. /Sport Ekspres/