Reja ka gjithë grupin në dispozicion, Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e parë stërvitore në Uells

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar të martën pasdite seancën e parë stërvitore në Uells në ambientet e parkut sportiv të “University of South Wales”. I gjithë grupi ka qenë në dispozicion të trajnerit Edoardo Reja dhe stafit të tij, duke kryer një seancë të lehtë dhe me pak ngarkesë fizike.

Lojtarët kanë zhvilluar më shumë ushtrime me topin, ndërkohë që për momentin nuk ka asnjë problem fizik për grupin që ndodhet në grumbullim. Të gjithë i janë nënshtruar testeve anti-Covid një ditë më parë para udhëtimit dhe kanë rezultuar negativë.

Nga lista e shpallur disa ditë më parë mungojnë Etrit Berisha, Elseid Hysaj dhe Odise Roshi, të cilët nuk do të jenë të gatshëm për shkak të problemeve fizike, ndërsa Armando Broja do të jetë pjesë e Kombëtares U-21 për ndeshjen ndaj Andorrës, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2023 të 21-vjeçarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *