Të fiksuar pas Erald Çinarit! Ekipi në Turqi nuk e njeh ende trajnerin e ri, por mbyll marrëveshjen me sulmuesin e Partizanit

Çinari do të mbyll rrugëtimin me ekipin e Partizanit për të nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij. Ky është momenti i së vërtetës dhe sulmuesi do të provojë aftësitë e tij në Turqi, për t’iu bashkuar Samsunsporit. Kjo është një lëvizje dhe bast i vetë drejtuesëve të klubit.

E veçanta në arritjen e marrëveshjes është fakti se te Samsunspori nuk është mësuar akoma trajneri i ri sa i përket sezonit të ardhshëm. Pra afrimi i Çinarit ka ardhur tërësisht me dëshirën e drejtuesëve të klubit turk që do t’ia lënë si “dhuratë” teknikut të ri që do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme, pa marrë parasysh planet e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *