Shkëlqeu me Milanin gjatë këtij sezoni, ekipi italian e blen përfundimisht futbollistin nga Chelsea

Pas blerjes së portierit Maignan, Milani ka zyrtarizuar dhe transferimin e dytë. Bëhet fjalë për lojtarin e huazuar nga Chelsea, Fikayo Tomorri. Gazetari Fabrizio Romano bën te ditur se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje dhe zyrtarizimi është çështje ditësh. Pagesa për lojtarin thuhet se do të jetë rreth 28 milionë euro, një shifër e pranueshme nga ana kuqezi.

Fabrizio Romano bën të ditur se Tomorri ka pranuar një kontratë 5 vjeçare me Milanin. Ndërkohë që detajet e pagës akoma nuk janë bërë te ditur për publikun. Transferimi i Fikayo Tomorri erdhi pas një momenti fantastik që mbrojtësi kaloi nga janari në maj tek Milani. Sipas te gjitha gjasave Romanjoli do të sakrifikihohet nga skuadra dhe klubi është duke pritur ofertat e mundshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *