Moviola/ Ishte apo jo pozicion jashtë loje? Gabimi në vendosje që shpëtoi golin, do të anulohej nëse…

Vllaznia arriti që të fitonte ndaj Skënderbeut në shifrat 1-0. Goli i ardhur me devijim nga lojtari i korçarëve pas gjuajtjes së Da Silvas do të rezultonte si vendimtar për 90 minutat. Por për këtë realizim ka pasur edhe pak mëdyshje nëse mund të kemi të bëjmë edhe me një pozicion jashtë loje.

Specialisti Bujar Pregja në emisionin “Skaner” ka saktësuar detajin që shpëtoi Vllazninë për ta quajtur këtë gol si të rregullt. Përpara portierit të Skënderbeut qëndronte një prej lojtarëve të Vllaznisë duke i zënë tërësisht rrezen pas goditjes së Da Silvas. Por në këtë moment ishte futbollisti që ndodhej në krahun e djathtë të mbrojtjes së Skënderbeut që e mbante në lojë kundërshtarin e tij, duke mos lejuar anulimin e golit për pozicion jashtë loje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *