“Nuk kishte lojë të bukur? Ishte finale dhe shihni Man City”! Starova bën ndarjen për tre trajnerët më të mirë të Superiores

Starova ka komentuar finalen e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut që përfundoi në shifrat 1-0. Idesë së Devollit se ndeshja në “Air Albania” nuk ishte e bukur për t’u parë, Starova i ka kthyer përgjigje duke kujtuar se bëhet fjalë për një finale. Të ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” është bërë edhe një ndarje për trajnerët më të mirë.

“Finalja është gjithmonë vetëm për t’u fituar dhe asnjëherë nuk gjykohet loja. Nuk duhet pritur që të shohim Vllazninë e kampionatit edhe në finale. Kjo është e gjitha. Në fund ka fituar ekipi më i mirë. Ka fituar me meritë Teuta kampionatin dhe Vllaznia ka fituar me meritë Kupën, që erdhi si përmbyllje i një sezoni të bukur.

Nuk kishte lojë të bukur sot? Kishte edhe presionin e tij, mos të harrojmë që Manchester City dihet se kush është, por ekipi tjetër ka fituar finalen. Sa i përket trajnerëve është Martini më i miri, pastaj vjen Brdariç dhe Memelli për atë që bëri me Skënderbeun kur nuk besoi askush”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *