E frikshme që në fazën e parë! Nga Uzuni te Legia e Muçit dhe Dinamo Zagreb, ja kundërshtarët e mundshëm të Teutës

Të gjithë kundërshtarët e mundshëm për Teutën sa i përket raundit të parë të “Champions League” janë bërë të ditur. Shorti do të hidhet në datën 15 qershor, ndërsa ekipi durrsak ka idenë e emrave me të cilët mund të përballet.

Koeficenti i vogël i kësaj skuadre në Europë e kthen si jo favorit dhe i duhet t’i bëjë ballë ekipeve më të forta. E nga ana tjetër kundërshtarët e mundshëm janë jo pak të frikshëm për Teutën që duhet të lutet për goglat që në raundin e parë.

Dinamo e Zagrebit është ekipi më i vështirë në letër, por pa harruar emra si Malmo, Slovan Bratislava apo Sherif Tiraspol. Teuta mund të përballet me Ferencvaroshin e Myrto Uzunit ose Legian e Varashavës ku luan edhe Ernest Muçi. Gjithashtu shorti lë mundësinë edhe të një derbi shqiptar me Shkëndijën e Tetovës, ku në 16 kundërshtarët e mundshëm të Teutës, vetëm 7 prej tyre janë më të përshtatshëm për t’i lënë pas krahëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *