Boksieri shqiptar Reshat Mati ishte përballë Ryan Pino mëngjesin e sotëm, ku arriti te fitojë me vendim gjyqtarësh. Me këtë triumf , “ariu shqiptar” përmirëson rekordin e tij në 10-0, pa asnjë humbje. Kjo ndeshje kishte vetëm 6 raunde, por ishte një spektakël i vërtetë.
Ndryshe nga se pritej, kundërshtari Ryan Pino “rezultoi” një kockë e fortë dhe në raundin e 6-të përpak sa nuk rrëzoi në tokë Matin. Megjithatë, deri në raundin e 5-të, Mati ishte dominant dhe kjo e ndihmoi te fitojë luftimin me vendim gjyqtarësh.
Në faqen e tij në Instagram, Mati ka falënderuar të gjithë ndjekësit, duke kërkuar falje për performancën jo të shkëlqyer të tij.
“10-0! Falënderoj të gjithë ata që më mbështetën. Falënderoj familjen time, trajnerët, shokët, fansat dhe sponsorët e mi. Kërkoj falje për performancën jo të mirë, por premtoj se do të dhuroj një shfaqje më të bukur ndeshjen e ardhshme.”- shkruan në Instagram Reshat Mati. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/