Sot në orën 21:00 do të vendoset edhe fituesi i këtij edicioni të Champions League. Trofeu këtë vit do të shkojë në Angli, ndërsa do fusha e lojës do të përcaktojë nëse destinacioni do të jetë Manchester-i apo Londra. Guardiola kërkon të bëjë historinë me City-n e tij, të cilit dëshiron me çdo kusht t’i dhurojë për herë të parë trofeun veshëgjatë.
Por po me të njëjtën dëshirë do të hyjnë në fushë edhe lojtarët e Chelsea-t, teksa Tuchel nuk mund t’ja falë vetes të humbasë finalen e Champions League për të dytin vit radhazi. Të dy trajnerët kanë zbuluar tashmë edhe kartat e tyre për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe janë gati të masin forcat në stadiumin e Portos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/