“Tregoi cilësi të pazakonta“/Ismajli më i miri te Spezia, media italiane bër rezymenë e sezonit: Siguri për të ardhmen

Objektivi i përmbushur dhe paraqitje pozitive, kjo ishte mënyra sesi i mbyll ky sezon debutues në Serie A për Ardian Ismajlin. Mbrojtësi shqiptar diti sit ë përshtatej me taktikën italiane dhe nuk u tremb përpara emrave të mëdhenj të futbollit si Ronaldo, Ibrahimoviç apo Lukaku. Media italiane, “La Nazione” bën rezymenë e këtij sezoni të përfunduar, ku në vlerësimin e bërë për prapavijën e Spezia-s, Ismajli mban vlerësimin më të lartë, së bashku me Erlic.

ISMAJLI 7: “Lojtari i ekipit kombëtar shqiptar, gjatë punës, tregoi cilësi të pazakonta të temperamentit dhe efektivitetit mbrojtës. Në 17 ndeshjet e zhvilluara, Ismajli ka gdhendur një rol kryesor, me margaritarin e një goli dhe dy asistime. Ai ka një kontratë deri në vitin 2023, është një siguri për të ardhmen“, shkruher në vlerësimin sezonal të bërë nga “La Nazione“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *