Zeqiri rasti më i freskët i fenomenit të hidhur për shqiptarët, Shaland jep mesazhin: Nuk i ulemi në gjunjë për t’ju lutur

Vazhdimisht jemi mësuar me lojtarë që vendosin të zgjedhin karrierën përpara se të të dëgjojnë zemrën kur vjen momenti për të veshur fanellën e Kombëtares. Kuqezinjtë kanë humbur shumë lojtarë ndër vite, teksa kanë zgjedhur përfaqësuese të mëdha europiane, me të cilat synonin të shijonin kompeticione madhore si Kampionati Europian apo ai Botëror.

Tashmë edhe Kosova po përjeton të njëjtin fenomen si Shqipëria. Rasti më i freskët është Andi Zeqiri, që kishte rënë dakort për të qenë pjesë e dardanëve por në fund surprizon me emrin e tij të gjendur në listën e Zvicrës për Euro 2020. Lidhur me këtë çështje, Bernard Shaland është shprehur në konferencën për shtyp se nuk duhet të lusin lojtarët për të qenë pjesë e Kosovës, pasi përfaqësimi i saj duhet të jetë një detyrim moral.

“Nuk duhet t’i lusim lojtarët. Nuk duhet të ulemi në gjunjë për t’i lutur ata. Përfaqësimi i Kosovës duhet të jetë çështje nderi”, ka thënë Shaland./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *