Nga Mandzukiç te një tjetër “zgjedhje e dytë”, Milani piketon sulmuesin e radhës për “Champions League”

Oliver Giroud pritet të largohet nga Chelsea këtë verë dhe t’i bashkohet Milanit në repartin e sulmit. Gazetari italian ekspert për merkaton e Serisë A, Ganliuca Di Marzio u shpreh se palët janë shumë afër drejt mjë marrëveshje. Francezi do të zëvendësojë Mario Mandzukiç, i cili u largua menjëherë pas përfundimi të sezonit.

Drejtuesit e Milanit, janë të gatshëm t’i ofrojnë 34 vjeçarit një kontratë 2 vjeçare me nië pagë prej 4 milione euro ne sezon, por ai nuk do te ishte goditja e vetme ne sulm, sepse Maldini dëshiron te transferojë edhe nje qendër sulmues të ri. Pavarësisht talentit që posedon, Leao nuk po rezulton të jetë nje kartë e sigurtë e “djallit”, pasi nuk jep rezultate të vazhdueshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *