Taulant Seferi ishte lëvizja e bujshme e Tiranës teksa do të vinte tek bardheblutë në huazimin 6 mujor të Young Boys. Megjithëse nuk arriti që të linte gjurmë te kryeqytetasit me numër të lartë golash, sulmuesi ishte protagonist duke ndihmuar ekipin e drejtuar nga Shehi.
Së fundmi është Tirana që zyrtarizon arritjen e marrëveshjes. Seferi do të jetë pjesë e Tiranës edhe për tre sezonet e ardhshme, duke u arritur dakordësia me Young Boys në Zvicër që zotëronte kartonin e tij. /Sport Ekspres/
Taulant Seferi nënshkruan me Tiranën!
Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021/2022. Lojtari Taulant Seferi i huazuar në 6 mujorin e fundit të sezonit që lam pas nga skuadra zvicerane Young Boys tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme. Pas negociatave intensive me klubin YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit. I urojmë suksese në këtë rrugëtim.