Pas titullit dhe këpucës së artë koha për një aventurë të re, media reklamon Bregun në Turqi

Me titullin kampion në njërën dorë dhe këpucën e artë të kampionatit në tjetrën, kjo është mënyra më e mirë për Dejvi Bregun për tu larguar nga Shqipëria për një eksperiencë të re në një tjetër ligë. Cilësitë nuk i mungojnë dhe këtë sezon ka pas vetes edhe statistikat e trofetë që flasin për të.

Në prag të fillimit të merkatos, media “Fanatik“ po i jep një dorë klubeve turke duke u sjellë në vëmendje lojtarë që luajnë në kampionate më pas cilësore dhe që mund të jenë përforcim i mirë këtë verë. Ndër rreshta dallohet edhe emri i Bregut, të cilit i vjen kështu një reklamë mjaft e mirë nga një kampionat ku shqiptarët kanë ditur të kthehen në protagonist. Ndoshta klubet turke tashmë mund të kthejnë sytë nga golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore të këtij sezoni.

“Mban veshur fanellën e KF Teuta, një nga skuadrat e Ligës Shqiptare, Devi Bregu tërheq vëmendjen me 13 gola dhe 8 asistime ndërsa luan në 35 ndeshje këtë sezon. Sulmuesi 25-vjeçar, i cili ka një kontratë me klubin për një vit tjetër, gjithashtu mund të luajë në krahun e majtë“, shkruan media “Fanatik“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *