Shqipëria do të luajë në miqësore kundër Uellsit në qershor, atje ku trajneri Reja do të shohi sërish gjendjen e lojtarëve përpara provës së vërtetë në kualifikueset e Botërorit.
Por në “Cardiff City Stadium”, lojtarët shqiptarë do të kenë përballë tyre edhe tifozët kundërshtar. Fillimisht u vendos për 4000 sportdashës, ndërsa më pas numri u rrit me 6500 tifozë që do shohin ndeshjen me Shqipërinë.
Tifozët e Uellsit nuk kanë qenë në ndeshjet e tyre në shtëpi që prej nëntorit të 2019, ndërsa do të rikthehen me Shqipërinë si një nxehmje para Euro 2020. /Sport Ekspres/