Villareal ka ngritur për herë të parë në histori trofeun e Europa League. 120 minuta nuk mjaftuar për të zgjidhur ndeshjen, teksa rezultati mbeti i barabartë në fushën e lojës. Në fund ishte një ruletë ruse që dukej se nuk mbaronte kurrë kundër Manchester United ajo që do të përcaktonte fituesin. Të 11 lojtarët e Villareal-it, së bashku me portierin, u treguan të saktë nga 11 metrat. Ndërkohë në krahun kundërshtar ishte portieri De Gea ai që gaboi në goditjen e tij.
Kjo është hera e katërt në karrierë për Unai Emery që bën të tijin trofeun e Europa League. Ky kompeticion kthehet tashmë në habitatin e tij, teksa më parë e ka fituar në krye të pankinës së Seville në vitet 2014, 2015, 2016./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
De Gea’s penalty miss with the Titanic music in the background ?? #UELfinal
— olaoluwa (@itz_laolao) May 26, 2021