Një sezon fantastik ka zhvilluar Adili me ekipin e Vllaznisë, duke qenë heroi i tifozëve shkodran për mënyrën sesi i përjetonte emocionet e ndeshjes. Megjithatë në përballjen kundër Laçit ka bërë një veprim të pafalshëm. Me Vllazninë që e kishte humbur titullin për shkakun se Teuta po fitonte thellë kundër Apolonisë, Adili “i ka hequr këmbën” lojtarit të Laçit duke u ndëshkuar me kartonin e kuq. /Sport Ekspres/