Tomori ka fituar mes dramës dhe emocioneve të mëdha përballjen kundër Burrelit. Canka kaloi i pari në avantazh ekipin e Beratit duke tundur rrjetën në minutën e 32, ndërsa Bajramaj do të dyfishonte në minutën e 55. Për të shtuar dozën e emocioneve ka menduar Raboshta nga pika e bardhë e penalltisë që arriti të shënonte për Burrelin, duke ngushtuar diferencën.
Në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena” ka pasur emocione deri në minutën e fundit me Burrelin që mund të barazonte rezultatin, por pa ia dalë dot. Tanimë është Tomori që do të mbërrijë në finalen e “Play-Out” dhe nisur nga pjesët e para të Superiores që luajnë aktin e fundit, do të diskutojë me Kastriotin biletën e vetme të elitës. /Sport Ekspres/