Lojtarët me nivelin për elitën e futbollit të Turqisë, mediat sponsorizojnë lojtarin e Vllaznisë

Media e njohur në Turqi, Fanatik, ka shkruar një artikull sa i përket lojtarëve që ndodhen në Europë dhe që kanë aftësitë për të bërë mirë në elitën e futbollit. Këtu bëjnë pjesë futbollistë që mund të merren lirë, për të rezultuar si zbulime për klubet.

Në listën e reduktuar me emra përfshihet edhe lojtari i Vllaznisë, Ardit Hoxhaj. Në këtë mënyrë “Fanatik” sponsorizon Hoxhajn që sipas të gjitha gjasave do të largohet drejt Turqisë në sezonin e ardhshëm. Interesimi ishte i madh për të edhe në merkaton e janarit, teksa u vendos së bashku me drejtuesit e klubit që largimi të vinte në verë duke pritur oferta më të mira dhe duke kontribuar më shumë për Vllazninë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *