Shumë larg asaj që kërkohet, në Bolivi po mendojnë që të largojnë edhe Armando Sadikun pas trajnerit

Armando Sadiku mbylli sezonin më të dështuar të viteve të fundit tek Erzurumspori duke mos arritur që të lërë gjurmë. Sulmuesi shqiptar ishte “hija e vetvetes” në Turqi. Kur të gjithë prisnin shpërthimin e tij dhe vazhdësinë e formës mbreslënëse te Malaga do të vinte situata e kundërt.

Pa asnjë gol të realizuar, ekipi turk zgjodhi që të ndërpriste bashkëpunimin dhe Armando Sadiku mbërriti në një tokë të panjohur për shqiptarët, në Bolivi. Mes premtimeve të mëdha, sulmuesi i ngriti pritshmëritë tifozëve për të ardhmen. Por lojtari 29-vjeçar ka realizuar vetëm dy gola deri tani me këtë skuadër. Nuk mbaron këtu gjithçka pasi përtej statistikave, fiziku i Sadikut nuk i përshtatet aspak dueleve të ashpëra të futbollit në Bolivi.

Tërësisht larg kësaj pjese dhe pa arritur që të përshtatet ende, te Bolivari nuk kanë ndërmend që të presin më gjatë. Trajneri i tyre, Jose Ignacia Gonzalez, është vendosur që të shkarkohet pas ndeshjes të së enjtes kundër Arsenal për “South American Cup”. Gjithashtu mediat në Bolivi kanë raportuar se Armando Sadiku është vendosur në analizë dhe së shpejti do të bëhet e ditur edhe e ardhmja e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online