Është vetë në rolin e mbrojtësit, Arapi komenton rastin e Vllanzisë: Më shumë penallti! Vetëm Partizani na ka mundur

Renato Arapi ishte i ftuar në “Supersport” ku përveç komentimit të situatës ku ndodhet kampionati, me Teutën që është pranë kurorëzimit, ka prekur edhe temën e diskutimit të madh dhe polemikave: “Ishte apo jo prekja e Belicës për 11-metërsh?”. Si një mbrojtës që e di më mirë këtë pjesë dhe mënyrën sesi duhet të sillesh në momente të tilla, Arapi u shpreh se ky rast ishte më tepër penallti.

“Rasti i penalltisë së Vllaznisë? Në momentin e parë mendon se dora është e ngjitur dhe nuk është penallti. Por më pas me pamjet mbrapa duket se bërryli është pak i hapur dhe është i dyshimtë. Për mua është penallti më shumë. Diferenca me Vllazninë dhe festa? Rezultati na dha eufori për atë moment pas ndeshje me Laçin, është normale. Por pas mbarimit të saj e dimë shumë mirë se duhet vlerësuar kundërshtari i radhës. Është e lehtë në letër, por futbolli nuk parashikohet,

Rivalitet i ashpër? Jemi dakord që është një nga kampionatet më të forta, por jo nga më cilësorët. Do të thosha që edhe nga ekipet që kanë qenë pretendente, Partizani ka qenë ekipi i vetëm që na ka mposhtur. Me ekipet e tjera edhe rezultatet kanë qenë të barabarta. Të gjithë ne e kuptojmë se ajo që na ka favorizuar është mospësimi i golave, pra mbrojtja”, tha Arapi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *