Partizani-Vllaznia nuk ka nisur në orën e caktuar për shkakun se ambulanca nuk ka mbërritur në kohën e duhur. Padyshim që kjo ngjarje është në kufijtë e së pabesueshmes kur bëhet fjalë për finalen më të rëndësishme të sezonit.
Ndërkohë për të mbajtur garën e drejtë, është vendosur që të mos nisi loja edhe në ndeshjet e tjera mes Laçi-Teuta dhe Apolonia-Tirana. Ambulanca ka mbërritur pas 15 minutash dhe tashmë mund të shohim futboll edhe në këto tre takime të mbetura. /Sport Ekspres/