Fituan kampionatin në grupin e tyre, ekipi shqiptar thërret tifozët për festën madhështore

Maliqi arriti që të shpallet kampion në Kategorinë e Dytë sa i përket grupit të saj, B. Një sukses i madh për këtë skuadër që në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë. Por përpara se të mbërrihet deri këtu, në fillim duhet të mbyllet sezoni dhe ndeshja e fundit do të luhet me Përmetin në stadiumin e Korçës.

Klubi i ka bërë thirrje tifozëve dhe kërkon mbështetjen e tyre për të organizuar festën madhështore me parakalimin që do të bëhet në bulevardin kryesor. Duke kërkuar njëkohësisht edhe ruajtjen e distancës sociale, te Maliqi përgatiten mes festës për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *