Një tjetër futbollist për të cilin është luftuar shumë nga ana e Kosovës u kthye tashmë në kapitull të mbyllur. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar që luan në “Premier League” me Brighton, Andi Zeqiri.
Ky i fundit ishte garantuar që do të luante për Kosovën, ndërsa edhe babai i tij ishte shprehur në këtë mënyrë. Por si gjithmonë nga futbollistët luhet edhe jashtë fushës së blertë, ku zgjedhjet e dyta mbahen si gomë rezervë nëse e para të lë në mes të rrugës.
E zgjedhja e parë për Andi Zeqirin ka qenë gjithmonë Zvicra. Nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që emri i tij figuron në listën e helvetëve për Europianin, duke mbyllur përfundimisht diskutimet mbi zgjedhjet e Kombëtares. /Sport Ekspres/