Lacio kishte shumë arsye për t’i dhënë një dorë Torinos drejt Serisë B. Nëse lacialët do të fitonin në përballjen e sotme nuk ndryshonin asgjë në pozitat e tyre, por vendosnin për fatin e kundërshtarit. Kjo pasi Torino do ta diskutonte mbijetesën kundër Beneventos në ndeshjen e fundit, me fituesin që do të qëndronte në Serinë A.
Pikësëpari ishte Simeone Inzagi që e dëshironte fitoren më shumë se të gjithë, pasi vëllai i tij Pipo drejton Beneventon. Në fund kishte edhe një kërkim falje për Pipon: “Më vjen keq vëlla. Provuam më të mirën. Ishte si një lojë me thikë në dhëmbë kundër një ekipi që po luftonte për të shpëtuar veten”.
Por nga krahu tjetër edhe dy presidentët e klubeve nuk kanë histori “dashurie” mes tyre. Gjithmonë ka pasur përplasje mes Urbano Cairo dhe Claudio Lotito. Kjo ishte një ndeshje e prapambetur për shkakun e COVID që doli te Torino dhe Lacio e ka kërkuar me ngulm fitoren 3-0 në tavolinë.
Menjëherë pas mbylljes së takimit presidenti i Torinos ka shkuar për të gjetur Lotiton. Disa fjalë janë thënë në distancë pasi ishte stafi i Urban Cairo që mbajti presidentin për të qetësuar situatën dhe për të mos e degraduar më tepër. /Sport Ekspres/
Gasi @LotitoClaudio pic.twitter.com/cLm67wzBxV
— Claudio F*cking LotitOH (@Ergianna) May 18, 2021