Ilir Shulku merr pjesë në mbledhjen e Komitetit të Futbollit në UEFA, ja temat e diskutuara

U zhvillua pasditen e sotme mbledhja e Komitetit të Futbollit në UEFA, në të cilën mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, në cilësinë e anëtarit të këtij komiteti të rëndësishëm në qeverinë e futbollit europian, ku bëjnë pjesa emra të mëdhenj si Luis Figo, Demetrio Albertini e Dejan Saviceviç.

Në rendin e ditës së mbledhjes së këtij Komiteti ishin disa rregulla të lojës, si elementi i pesë zëvendësimeve, që do të qëndrojë në fuqi deri në dhjetor 2021, duke parë ngjeshjen e madhe të kalendarëve si pasojë e Covid-19 që solli edhe spostimin me një vit të Kampionatit Europian.

Element tjetër që u diskutua për rregullat e lojës ishte pjesa e faullave me dorë brenda zonës që do të konsiderohen penallti, pas disa propozimeve që kanë mbërritur nga IFAB.

Në veçanti, temat që u pritën me interes dhe u diskutuan ishin strukturat dhe formatet e UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference dhe ndryshimet e mundshme në dy kompeticionet bazë, ato të Champions dhe Europa League.

Një tjetër temë me shumë interes ishte ajo e kompeticioneve të moshave, propozim që jo vetëm favorizon ekipet kombëtare të federatave të vogla por rrit në të njëjtën kohë dhe intensisetin e ndeshjeve përmes një skeme të re që është propozuar nga UEFA.

Komiteti i Futbollit është një strukturë e cila pret propozimet që i vijnë nga administrata e UEFA-s, i merr në shqyrtim ato propozime dhe jep vlerësimet e nevojshme në të mirë të lojës për t’i kaluar më pas, në procesin e vendimarrjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *