Marcelo Zuleta ishte një prej trajnerëve të huaj që zgjodhi të vinte në Shqipëri, duke drejtuar Dinamon për pak ditë. Në vitin 2008 tekniku argjentinas do të vinte me jehonë të madhe duke premtuar se do t’i dërgonte kryeqytetasit në nivelet më të lartë të Europës, por do të shkarkohej pa u mbushur ende 1 muaj nga zyrtarizimi i tij. Në intervistën e dhënë për së fundmi në mediat e Argjentinës, Zuleta flet mes të tjerash edhe për aventurën e kaluar te Dinamo pasi ka kaluar rrugën e gjatë të trajnimit në Haiti, El Salvador, Nikaragua, Greqi, Shqipërik, Arabi Saudite, Vitenam dhe Bolivi.
“Pas aventurës në Nikaragua, kam shkuar në Shqipëri për të luajtur në “Champions League”. Prandaj nuk rinovova për të qenë në Champions League. Prandaj kemi shkuar te Dinamo. Si ishte Shqipëria? Vend me futbollistë shumë të mirë, por vend i vështirë për aspektin e sigurisë, i komplikuar. Për fat të mirë unë shkova te Dinamo dhe u largova atje për një seri parregullsish menaxheriale. Ekipi ra edhe për një çështje të basteve, nuk e di sa gjëra ndodhin në Europë. Por gjeta një ekip shumë të madh, shumë tifozë, shumë tifozë. Luajtëm në Europë me një ekip ballkanit(kampione e Bosnje Hercegovina) dhe ishte e mirë si përvojë pasi thuhej “Champions League”. Padyshim që ishin më inferior se Greqia, por duke qenë një ekip i madh kishte shumë forcë. Më vonë klubi kishte disa parregullsi dhe duhej të iknim për disa çështje bastesh”, tha Zuleta. /Sport Ekspres/