Tomislav Bushiç ka kaluar një peridhë të gjatë të karrierës së tij në kampionatin shqiptar, ku ka lënë gjurmë me golat e tij. Lojtari kroat është një prodhim i akademisë së Hajdukut të Splitit ndërsa në Superiore ka mbajtur veshur fanellat e skuadrave me traditë si Vllaznia, Tirana, Teuta apo edhe Flamurtari.
Në një intervistë të dhënë për “Fansat e futbollit shqiptar”, 35-vjeçari rrëfen për tifozeritë që i kanë lënë më tepër mbresa, trajnerët më të mirë apo edhe për renditjen e kampionateve ku ka qenë pjesë në bazë të shkallës së vështirësisë.
“Unë kam luajtur në 7 vende të ndryshme dhe mund të them nga cilësia dhe niveli ato do ti rendisja kështu: 1.Ukraina 2. Kroacia 3.Izraeli 4.Shqipëria 5.Azerbajxhani 6.Kosova 7.Malajzia. Momenti më i mirë në karrierën time është kur debutova për Hajduk Split dhe normal kur fitova kampionatin e Kroacisë. Momentet më të këqija janë lëndimet.
Të gjitha klubet ku jam aktivizuar kanë pasur tifozeri shumë të mirë, por do të veçoja ata të Vllaznisë apo Fanatics të Tiranës dhe Skifterat nga Gjilani. Por për mua tifozët më të mirë në botë janë “Torcida bcouse” ultrasit e Hajduk Split. Atmosferën që ata bëjnë në stadium, unë nuk mund ta përshkruaj me fjalë atë ndjesi. Mund ta kuptojnë vetëm lojtarët që luajnë atje para atyre.
Kam pasur shumë trajnerë të mirë, por nëse duhet të them dikë do të them Zoran Vulic dhe Slaven Bilic. Për presidentin nuk e di se i respektoj të gjithë por mund të them dy emra, Branko Grgic presidenti im i parë, dhe i fundit Florim Zuka i Gjilanit. Për ta kamë vetëm fjalë të mira dhe respekt“, ka thënë Tomislav Bushiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/