“Gjimshiti futet te 5 mbrojtësit më të mirë në Europë”, Reja e do të bukurën: E shoh çdo ndeshje Atalantën, Milani i komplikoi jetën vetes

Trajneri i Shqipërisë ka folur për mediat italiane sërish sa i përket realitetit të ri në Serinë A. Pas barazimit kundër Cagliarit, Milani kërkon me patjetër fitoren në transfertën e Atalantës për të siguruar “Champions League”. Megjithatë kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, pavarësisht se kundërshtari e ka siguruar biletën për kompeticionin më të rëndësishëm.

Nga ana tjetër Reja ka folur edhe sa i përket rritjes së Berat Gjimshitit, duke e futur mes 5 mbrojtësave më të mirë në Europë. Kur flitet për finalen e Kupës kundër Juventusit, trajneri i Kombëtares është i sigurt se Atalanta nuk do të ndryshojë asgjë në lojën e saj për hir të trofeut.

“Jam i sigurt se Atalanta do të luajë ndeshjen e saj kundër Juventusit. Gasperini do të përballet ndaj Juventusit si një ekip që nuk mendon vetëm për Ronaldon dhe pa hequr dorë nga futbolli i tij. Më pëlqen që të shoh Atalantën në çdo ndeshje se nuk i mungon asgjë. Gjimshiti? “Gimmi” është një nga 5 mbrojtësit më të mirë në Europë. Është rritur shumë. Milani kërkon fitoren ndaj AtalantëS? Mund të ndodh gjithçka, por Milani i komplikoi jetën vetes. Nuk fiton dot lehtë në Bergamo”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *