Struga Trim Lum ishte ekipi i tretë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që arriti të mbërrinte në Europë. Me shumë dramë erdhi kjo arritje historike pasi mposhti Sileksin në transfertë në shifrat 0-1. Ndërkohë Struga luajti që në minutën e 28 me lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të sulmuesit të saj.
Fitorja ishte e vetmja mënyrë që Struga të arrinte në Europë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin, për të bërë ligjin në Maqedoninë e Veriut. Vetëm gjashtë vite krijim dhe historia do të shkruhej pa kaluar shumë kohë. Menjëherë do të shpërthente edhe festa në rrugët e qytetit ku tifozët me flamurin dhe vallet shqiptare kanë ndezur më tepër atmosferën. /Sport Ekspres/