Goli i anuluar i Muriqit trazon situatën, Tare nuk i kapërdin gjestet e kundërshtarit dhe i shkon në pankinë

Sot është luajtuar derib i kryeqytetit italian, ku Roma ka mposhtur me shifrat 2-0 Lacion. Bardheklatrit patën mundësinë për të kaluar të parët në avantazh, por anësori do të ndalte festën e Muriqit. Goli i sulmuesit shqiptar anullohet për pozicion jashtë loje në minutnë e 31-të të takimit, çka do të trazonte situatën në pankinë.

Juan Jesus provokon skuadrën e Lacios me gjestet e tij që nga stoli ku ndodhej së bashku me shokët e tij të skuadrës. Veprmiet e tij nuk i ka kapërdirë lehtë Igli Tare, që sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, ka shkuar në pankinën kundërshtare ku është sqaruar nga afër me mbrojtësin e Romës. Më pas drejtori sportiv shqiptar është kthyer në vendi ne tij pranë Lotitos, të cilit i ka shpjeguar dhe situatën e ndodhur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *