VIDEO/ “Iku Juventusi”! Festimi i veçantë i Romelu Lukakut, e prangos Hakimi pas golit

Pjesa e parë e Juventus-Inter u mbyll me shifrat 2-1 me golat e Ronaldo, Lukaku dhe Cuadrado, ku u akorduan dhe dy penallti të cilat u shndërruan në gol nga te dyja skuadrat. Goli i barazimit u shënua nga Lukaku nga pika e bardhë e penalltisë. Pavarësisht golit, më shumë vëmendje mori festimi i Hakimit dhe Lukakut.

Lojtari nga Belgjika vendosi duart prapa si i “burgosur”, ndërsa Hakimi me anë të gjesteve vendos “masën e arrestit”. Ky veprim jo i zakonshëm i lojtarëve të Interit u bë për të treguar që Lukaku “vret” kundërshtarët dhe hesht kritikët që e quajnë të mbivlerësuar./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *