E pabesueshme/ “Apolonia” e Bundesligës lë Frankfurtin pa Champions! Shënon Blendi Idrizi pas asistit të magjishëm të Huntelar

Bundesliga ka prodhuar një rezultat tërësisht të befasishëm në ditën e sotme teksa Shalke 04 ka mundur Frankfurtin me rezultatin 4-3. I rënë nga elita e futbollit prej kohësh dhe me vetëm 10 pikë në fundin e tabelës, Shalke 04 po i jepte më shumë hapësira talenteve dhe futbollistëve të rinjë pasi të vjetërit e kishin turpëruar stemën.

Përballja e sotme luhej kundër Frankfurtit që kërkonte me patjetër fitoren që të linte prapa vetes Dortmundin për të arritur në Champions League. Por surpriza e madhe ndodhi pasi vendasit arritën që të fitonin.

Goli i dytë do të shënohej nga lojtari shqiptar, Blendi Idrizi. Sulmuesi 23-vjeçar shfrytëzoi pasimin e magjishëm me finte të Huntelar për të dërguar topin në rrjetë. Tashmë Frankfurti mban vendin që të dërgon në Europa League dhe renditet 1 pikë pas Dortmundit, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi.

Një krahasim i Shalke 04 që do të shkonte më së miri me Apoloninë, megjithëse këta të fundit kanë qenë më shumë se në garë në Superiore sesa ekipi gjerman në Bundesligë. Por ky duhet të shërbejë si shembull edhe për fierakët. Pavarësisht se të gjithë i bëjnë llogaritë për tre pikët e marra me vendin e fundit që nuk i shërben për asgjë fitorja ose barazimi, duhet të mos harrojmë se po flasim për futboll. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *