“Nuk është e fortë si dikur”! Fjalët për rivalin e dikurshëm të Tiranës, Zvezda i kalon 100 pikët në kampionat

Në Shqipëri ka një mënyrë vërtet interesante për të motivuar ekipin dhe ngritur pritshmëritë e tifozëve sa herë që Kombëtarja apo një ekip shqiptar ka ndeshje me kundërshtar të nivelit të lartë. “Nuk janë të fortë si dikur”! Gjithmonë krahasimi bëhet me historinë e dikurshme të ekipeve dhe gjendjen momentale, për të mbërritur në një përfundim që shpeshherë rezulton i gënjeshtërt.

Por fakti është se Tirana do të humbiste padrejtësisht kundër Crevena Zvezdës në ndeshjen e Europës. Bardheblutë e dominuan kundërshtarin me rastet e krijuara dhe meritonin të paktën barazimin në atë përballje. Por si shkoi sezoni i ekipit serb që pas asaj ndeshje me Tiranën?

Jo edhe aq keq në fakt. Rrugëtimi i tyre vazhdoi në “Europa League” duke dalë përtej grupeve dhe u eliminuan vetëm nga Milani. Madje edhe me ekipin italian do të eliminoheshin vetëm nga rregulli i golit në fushën kundërshtare pasi kuqezinjtë nuk arritën dot që të fitonin në asnjë prej takimeve me ta. Crevena Zvezda u shpall gjithashtu edhe kampione e Serbisë duke arritur kuotën e 102 pikëve të marra kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *