Vllaznia dhe Laçi besojnë ende te titulli, rreshtohen si tifozët e Partizanit kundër Teutës për hir të trofeut

Vllaznia dhe Laçi u konsideruan si dy ekipe që ishin përshëndetur me titullin kampion për shkak të gabimeve që kanë bërë në momentet më të rëndësishme. Por në një kampionat si ky i këtij sezoni, mund të ndodh gjithçka. Të dy skuadrat janë tifozët kryesorë të Partizanit sa i përket ndeshjet së radhës ndaj Teutës. Vetmë fitorja e të kuqëve mund të mbajë ende ndezur shpresat e tyre për të rindezur shpresën për titullin kampion, sado e vështirë që mund të jetë.

Teuta mban kreun me 62 pikë, e ndjekur nga Partizani me 59 dhe menjëherë pas tyre vijnë Laci me Vllazninë me 57 pikë. Në rast të suksesit të Partizanit dhe fitoreve të Vllaznisë dhe Laçit, situata do të shkonte edhe me dramatike me vetëm dy pikë distancë. Në këtë mënyrë java e parafundit do të rezultonte emocionuese teksa Laci luan me Teutën dhe Partizani pret Vllazninë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *