Shkëlqeu me pritjet fantastike ndaj Parmës, Thomas Strakosha ul në stol Pepe Reinën për derbin me Romën

Thomas Strakosha u rikthye si titullar me Lazion në ndeshjen ndaj Parmës, të cilën vendasit e fituan në “frymën e fundit” ndaj Immobiles. Portieri shqiptar dhuroi një performancë mjaft të shkëlqyer, duke e mbajtur të paprekur portën e tij, duke ndikuar në mënyrë të drejt për drejtë në grumbullimin e tre pikëve.

Mediat italiane deklarojnë se Strakosha e ka bindur trajnerin e Lazios, Simeone Inzaghi dhe ky i fundit do ta vendosë përsëri titullar  gardianin kuqezi në ndeshjen e ardhshme. Sfida e radhës për Lazion do të jetë derbi ndaj Romës, e cila përveç renditjes së përgjithshme luhet edhe për lavdinë e tifozëve te kryeqytetit. Një paraqitje e mirë e Strakoshës do ta mbante Reinën përfundimisht në stol dhe në këtë mënyrë 26 vjeçari do të siguronte tënpaktën dhe një vit tjetër me fanellën e Lazios. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *