Derbi i fundit i kryeqytetit që do të ndezi Superioren, caktohet edhe arbitri për Partizani-Tirana

Partizani-Tirana do të luhet në orën 19:00, në një përballje që do të përcaktojë fatet e të dyja skuadrave lidhur me objektivat vetjake. Duke qenë se derbi është ndeshja e vetme e orës 7, do të ketë dhe vëmendjen totale të tifozëve shqiptarë. Është bërë zyrtare dhe emri i gjyqtarit që do të drejtojë ndeshjen, i cili është Hamiti.

Arbitri që mban stemën e FIFËS ka për detyrë të mbajë rregullsinë e kësaj sfide në mënyrë që të parandalojë kontestimet pas përfundimit të takimit. Dueli Partizani-Tirana është gjithmonë i zjarrtë dhe i luftuar, ku shpesh ka ndëshkime me kartonë për shkak të ndërhyrjeve të rrezikshme dhe adrenalinës së madhe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *