Ndeshjet e Superiores/ Emocionet që do të përjetohen, ja çfarë pritet nga futbolli shqiptar

Sot do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së 33-të të Superligës. Katër sfida do të zhvillohen në orën 16:00, ndërsa derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të jetë në orën 19:00.

Apolonia-Kukësi
Apolonia-Kukësi praktikisht duket si një ndeshje miqësore pasi të dyja skuadrat i kanë mbyllur hesapet me sezonin. Fierakët do të zbresin një kategori më poshtë, ndërsa kuksianët ndodhen 15 pikë larg zonës së Europës. Skuadra në pronësi të kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici po pret mbylljen e Superligës, për të përfunduar këtë vit të dështuar.

Bylis-Vllaznia
Bylis-Vllaznia pritet një përballje e zjarrtë dhe mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat. Ballshiotët duan me patjetër fitoren në mënyrë që të luftojnë për mbijetesë, paai një javë më parë u parakaluan nga Skënderbeu. Nga ana tjetër Vllaznia e ka humbur betejën për titullin dhe tashmë do t’i duhet të mbrojë vendin e katërt nga Tirana. Një barazim nuk do të ishte i vlefshëm për asnjërën prej skuadrave.

Kastrioti-Teuta dhe Laçi-Skënderbeu
Këto dy sfida janë mjaft të ngjashme, pasi nga njëra anë kemi Laçin dhe Teutën që luftojnë për titullin kampion, ndërsa Skënderbeu dhe Kastrioti duan të shpëtojnë nga rënia nga kategoria. Ndryshe nga Kastrioti, Skënderbeu është rritur ndjeshëm këto ndeshjet e fundit dhe mund te surprizojë Laçin.

Partizani-Tirana 19:00
Pavarësisht klasifikimit, derbi i Tiranës është gjithmonë i bukur. Kur luhet për një objektiv të caktuar bëhet akoma më i bukur. Kjo sfidë do të përcaktojë fatin e të dyja skuadrave. Nëse Partizani arrin të fitojë, do të ketë shancin të luajë kartën e fundit e troefut ndaj Teutës në datën 17 maj. Nga ana tjetër Tirana kërkon me patjetër fitoren që të kapë zonën europiane, për të shpëtuar një sezon aspak të mirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *