Luajti kundër Interit, Marash Kumbulla flet për sezonin te Roma dhe i hedh dorashkën shqiptarëve të Lacios: Fitojmë ne!

Marash Kumbulla luajti për 90 minuta në humbjen e Romës kundër Interit. Kryeqytetasit dështuan ndaj zikaltërve pasi u mposhtën në shifrat 2-1. Ndërkohë mbrojtësi shqiptar kërkon që kjo humbje të harrohet pasi i pret derbi ndaj Lacios. Duke mos ngurruar për t’i hedhur “dorashkën” lojtarëve shqiptarë të lacialëve dhe Igli Tares, Kumbulla shprehet se do ta fitojnë atë përballje për tifozët:

“Po e pres me ankth derbin. Mezi po pres që të futem në fushë në atë ndeshje. Duam që ta fitojmë për tifozët që do të na shohin nga shtëpia. Unë dua të bëj edhe më shumë. Por duke parë se ishte përvoja ime e parë jashtë shtëpisë dhe në një klub kaq të madh, e quaj pozitive.

Ne po përpiqemi që ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndeshja ndaj Interit? Kur bën një gabim me kampionët e Italisë, duhet të paguash. Duhet të përmirësohemi nga këto gabime”, tha Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *