Ideja e Superligës ka marrë fund dhe pjesa dërrmuese e ekipeve europiane janë tërhequr. Vetëm tre prej tyre nuk janë larguar ende dhe bëhet fjalë për Juventusin, Realin e Madridit dhe Barcelonën. Të tre këto klube mbrojnë idenë se “Champions League” nuk është formati i përshtatshëm dhe duhet të zhvillohet me medoemos Superliga.
Në të njëjtën kohë, po këto skuadra i kanë dërguar UEFA-s dokumentet e nevojshme që të rregjistrohen për sezonin e ardhshëm në “Champions League”. Kjo pasi formularët duhet të dorëzohen në këtë periudhë, ndërsa Juventusi është i vetmi ekip që nuk e ka siguruar ende pjesëmarrjen. /Sport Ekspres/