“I lumtur që mbaron Ramazani”! Trajneri i Viteshe flet me Armando Brojën: E di që luhaten se janë të rinjë

Viteshe është duke gabuar në hapat e fundit të mbylljes së kampionatit pas sezonit fantastik që zhvilloi në “Eredivisie”. Me Armando Brojën dhe Opendën që u ndezën në sulm, skuadra po arrin që të sigurojë një vend në Europë dhe mbërriti në finalen e Kupës së Holandës, atje ku humbi në minutat e fundit ndaj Ajaksit.

Megjithatë Viteshe mund të mbërrinte edhe më lartë në renditjen e “Eredivisie”. Vetëm një fitore e marrë në pesë ndeshjet e fundit është treguesi i qartë se asgjë nuk po shkon mirë. Për këtë arsye trajneri Leitch ka zbuluar për mediat se ka biseduar me Armando Brojën dhe Opendën që gjenden gjithashtu në moment të vështirë.

“Janë lojtarë të rinj dhe e di se shpesh kanë luhatje. Por ata të dy kanë bërë sezon të mirë te Viteshe. Duhet t’i bëjmë të fortë për hapin e fundit”. Trajneri Letch i gëzohet edhe mbarimit të Ramazanit: “Jam i lumtur që përfundon. Por nuk është më justifikim Ramazani se lojtarët janë mësuar të luajnë gjatë kësaj periudhe”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *