Kur rivali i përjetshëm të jep titullin nga shtëpia, City i Guardiolës shpallet kampion i Premier League

Manchester City ka siguruar mbrëmjen e sotme matematikisht titullin kampion të Premier League. Kjo është hera e 7 në historinë e klubit që e mbyllin sezonin në majën e renditjes së klasifikimit në elitën e Anglisë. Një triumf i veçantë ky i këtij vit për skuadrën e Guardiolës, që vjen pas një kalendari të ngjeshur dhe sfilitës.

Por akoma më të bukur e bën fakti se këtë herë ka qenë rivali i përjetshëm, Manchester United, ai që i ka dhuruar titullin nga shtëpia. “Djajtë e kuq” janë mposhtur 1-2 nga Leicester mbrëmjen e sotme, duke mbyllur kështu matematikisht llogaritë me luftën për titull. Tashmë, pas Carabao Cup dhe trofeut të Premier League te City synojnë të shtojnë në vitrinën e tyre për herë të parë kupën e Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *