VIDEO/ E drejton gishtin dhe ia quan golin Vrionit, sulmuesi shqiptar është vendimtar në pak minuta

Ndeshja e Serisë C mes Pro Patria dhe Juventus U-23 ka rezultuar mjaft e suksesshme për Xhakomo Vrionin. Bardhezinjtë fituan me rezultatin 1-3, ndërsa asistin e fundit e ka dhënë Vrioni. Sulmuesi shqiptar i mori topin portierit kundërshtar , duke ja dhuruar shokut të skuadrës, Correia i cili e ktheu këtë asist në gol.

Pas shënimit të golit, Correia e ka drejtuar gishtin tek Vrioni, për të treguar se goli është i tij. Theksojmë se Vrioni u fut në pjesën e dytë në këtë ndeshje, pasi ka qenë gjithë kohën i stërvitur me skuadrën kryesore të Juventusit, e cila u mposht 0-3 nga Milani. Juventus U-23 është në rrugën e duhur për kualifikimin në Seria B. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *