VIDEO/ Po i ikën titulli kampion! Ndërhyrje për burg, lojtari i PSG e fluturon kundërshtarin dhe nuk sheh fare topin

PSG ka bërë hapin e gabuar kundër Rennes duke u ndalur në barazimin 1-1. Në këtë mënyrë i lejohet terreni Lille për të fituar titullin kampion dhe për të mbyllur dominimin e sheikëve. PSG është tre pikë larg kryesuesëve aktual kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi.

E në mes të këtij tensioni të madh, Kimpembe e ka shfaqur përjetimin ndryshe. Mbrojtësi i PSG ka bërë ndërhyrjen tërësisht të rrezikshme ndaj kundërshtarit të tij, duke mos pasur asnjë qëllim për topin. Arbitri e ka nxjerrë me kartonin e kuq dhe trajneri Pochetino u shpreh pas ndeshjes se arsyeja e vetme për kryerjen e asaj ndërhyrje të gabuar ishte rezultati i takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *