“Kisha projekt dhe ekip tjetër në mendje”, Pirlo nuk dorëzohet: Nuk dal mënjanë, veshim një fanellë që duhet nderuar

Juventusi ka marrë sot një humbje të vështirë 0-3 kundër Milanit. Një rezultat i tillë lë një barrë të madhe mbi supet e bardhezinjve, të cilët tashmë duhet të luftojnë fort për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Në përfundim të takimit Andra Pirlo ka folur për mikrofonin e “Sky Sports”, ku thekson se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

“Unë nuk jam duke menduar të dal mënjanë. E kam ndërmarrë këtë punë në mes të shumë vështirësive por po vazhdoj. Mendoj se mund të bëj më mirë dhe të jem në gjendje të dal me ekipin. Unë do të vazhdoj të bëj punën time, kanë mbetur tre ndeshje.

Kam qenë i suksesshëm në disa gjëra. Kisha një projekt dhe një ekip tjetër në mendje. U përpoqa të punoja në disa parime, por pastaj gjërat shkuan në një farë mënyre dhe unë duhej të adaptohesha. Por ne do të përpiqemi të vazhdojmë të punojmë në të.

Ne folëm shumë për këtë. Ka pasur shumë ndeshje si kjo. I kërkova ekipit krenarinë që nuk duhet të mungojë kurrë. Ne veshim një fanellë të rëndësishme që duhet nderuar deri në fund. Jemi pjesë e një shoqërie të lavdishme dhe këto performanca nuk kanë pse të ndodhin.

Unë gjithmonë kam qenë i qetë, shoqëria ka qenë gjithmonë e vështirë për mua. Gjërat kanë ndodhur jashtë por gjithmonë kemi menduar për futbollin. Këto janë gjëra veç e veç, nëse nuk kemi bërë mirë në fushë është kryesisht faji ynë, i imi sepse unë jam në krye të kësaj skuadre”, ka deklaruar Andrea Pirlo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *