Juventusi do të luajë përballë Milanit në sfidën më të rëndësishme të kësaj jave në Serinë A. Lufta është bërë shumë e ndezur sa i përket vendeve që të dërgojnë në “Champions League” teksa edhe Atalanta nuk ka bërë hap të gabuar. Ekipi nga Bergamo arriti që të fitonte në shifrat 2-5 kundër Parmës.
Pas kësaj fitore skuadra e Gasperini merr vendin e dytë me 72 pikë e ndjekur nga Napoli me 70 pikë. Menjëherë pas tyre vijnë Juventusi dhe Milani me 69 pikë, por njëra prej këtyre ekipeve nuk do të ketë mundësinë që të kualifikohet në “Champions League”. Për këtë arsye përballja mes Juventusit dhe Milanit do të jetë edhe më e bukur për t’u ndjekur pasi luhet pa llogari dhe me dy ekipet që do të kërkojnë fitoren me çdo kusht. /Sport Ekspres/