Ekskluzive/ Kthesat e fundit të titullit, Teuta “hap thesin” dhe jep premio për ekipin pas fitores

Superiorja është kthyer si një garë me makina ku të gjithë janë ende të vendosur në të njëjtin rresht, pavarësisht se po flasim për kthesat e fundit të pistës. Partizani është parakaluar nga Teuta pasi ia kishte dalë të kalonte durrsakët më parë. Të kuqtë nuk arritën që të merrnin tre pikët kundër Skënderbeut, ndërsa ekipi i Martinit mposhti Bylisin në shifrat 4-0.

Presidenca e durrsakëve ka hapur thesin pas fitores duke dhënë premio prej 5 milionë lekësh sipas asaj që mëson “Sport Ekspres”. Një motiv më shumë ky për lojtarët e Teutës që të japin gjithçka në këto javë të mbetura të Superiores, me titullin kampion që është më afër se kurrë më parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *