Ra pa ndjenja në fushë dhe shkoi në spital, reagimi i Veselit për të qetësuar tifozët

Në ditën e djeshme nuk shkoi asgjë mirë për mbrojtësin e Kombëtares, Federik Veseli. Ky i fundit luajti në përballjen e Salernitanës kundër Empolit në Serinë B. Futbollisti kuqezi do të largohej përpara kohe nga fusha e blertë pas përplasjes me një prej shokëve të skuadrës, duke rënë pa ndjenja në tokë.

Stafi mjekësor arriti në kohë që Veseli të kalonte momentin e vështirë, ndërsa u vendos që futbollisti të shkonte në spital për ta pasur në kontroll gjendjen e tij. Së fundmi është vetë mbrojtësi që siguron tifozët për gjendjen e tij shëndetësore duke i qetësuar të gjithë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *