Analiza e saktë/ Gjuajtjet në portë për 10 javët e fundit të Superiores, kryeson Partizani dhe Tirana di të mbrohet

Fundi sezonit erdhi dhe tani është momenti për të vrapuar. Dikush e bën për të fituar kampionatin, dikush tjetër për të mos rënë një kategori më poshtë. Matematika për momentin nuk dënon asnjë, pra mund të shpresohet ende për sukses në të gjitha frontet. Për këtë arsye duhet të bëjmë një analizë të skuadrave që janë në gjendje më të mirë dhe të atyre që po vuajnë disi.

Gjëja e sigurt është që ky sezon i gjatë dhe emocionues, ndryshe nga sezonet e tjera për sa i përket kalendarit shumë të ngjeshur, ka jetuar periudha të ndyshme. Për këtë arsye vendosëm të bëjmë analizën vetëm mbi 10 javët e fundit, pasi në historinë e ?uditshme të këtij kampionati, në 10 javët e fundit skuadrat kanë qenë shumë pranë me pikë, në të gjitha zonat e klasifikimit. Me shumë mundësi, kjo është tabloja që do të shikojmë dhe në muajin e fundit të kampionatit.

Diferencën e bëjnë gjuajtjet në portë, ose më saktë mundësitë që skuadrat krijojnë dhe gjuajtjet e tyre në portë bëhen vendimtare. Në këtë kontekst, duhet të bëjmë dallimin midis goditjeve në drejtim të portës dhe atyre që shkojnë në portë. Është një dallim shumë i rëndësishëm, si në fazën e sulmit ashtu edhe në atë të mbrojtjes: shpesh herë nuk merret në konsideratë fakti që shumë goditje devijohen ose ndalen sukseshëm; kjo gjë tregon qartë që kush godet nuk e bën në kushte të favorshme për të shënuar.

Në klasifikimin e goditjeve që skuadrat kanë bërë dhe atyre që kanë pësuar, në përgjithësi, Partizani ka goditur më shumë dhe Skënderbeu më pak; ndërsa Tirana është skuadra që ka pësuar më pak goditje dhe Apolonia ajo që ka pësuar më shumë. Në grafikun e parë, skuadrat  e pozicionuara lart në të majtë, janë ato që godasin më pak dhe pësojnë më shumë goditje, ndërsa poshtë në të djathtë të grafikut pozicionohen ato që godasin më shumë dhe pësojnë më pak goditje.

Nësë do të analizojmë cilësinë e goditjeve, pra raportin midis numrit total të goditjeve dhe goditjeve në kuadrat, situata është si më poshtë:

Kuptohet qartë që ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis numrit total të goditjeve dhe goditjeve në portë: sa më shumë të goditet porta aq më shumë rritet probabiliteti për të arritur në portë. Në këtë grafik, pozicioni i Teutës është shumë interesant. Është skuadra që në 10 javët e fundit ka goditur në portë më pak se skuadrat e tjera, ndërsa Partizani është ajo që ka goditur më shumë. E rëndësishme edhe statistika e Kastriotit, e cila klasifikohet ndër skuadrat që godet më shumë nga të tjerat në drejtim të portës, pavarësisht numrit të ulët të goditjeve totale. Kjo tregon që skuadra e Krujës është gjendur përballë portierëve të zotë të cilët i kanë mohuar gola.

Ndërsa grafiku i fundit, që lidhet me atë paraardhës , na tregon pikat e forta dhe të dobëta të skuadrave që pretendojnë për titull. Teuta, Vllaznia dhe Tirana janë skuadrat me mbrojtjen më të mirë: pësojnë më pak goditje dhe mbi të gjitha goditje në portë. Një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në garën e titullit. Mund të themi që Partizani i kushton rëndësi sulmit, La?i ekuilibrit midis dy fazave dhe Teuta, Vllaznia e Tirana i kushtojnë më shumë rëndësi mbrojtjes. Kjo është dëshmia e qartë që nuk ekziston një element specifik për të fituar kampionatin dhe rënë nga kategoria, të gjithë janë në garë deri në javën e fundit. Statistikat janë kokëforta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *